''Vrasësi i heshtur'', zbulime alarmante mbi kancerin e vezoreve

Kanceri i vezoreve nuk fillon nga vezoret sipas një zbulimi të ri.

Studimet e fundit kanë konfirmuar se sëmundja vdekjeprurëse fillon me tubat e falliopit.

Zbulimi në të njëjtën kohë i jep shpresë kërkuesve për zhvillimin e metodave më të mira të zbulimit dhe parandalimit të kancerit të vezoreve si edhe nxjerr në pah realitetin alarmues që shumë pak dihet mbi sëmundjen.

Kanceri vezoreve është quajtur “vrasës i heshtur”, sepse nuk ka një mënyrë efektive për ta kontrolluar atë dhe është diagnostikuar përgjithësisht në fazat e mëvonshme.

Kancerja e vezoreve është shkaku i pestë kryesor i vdekjes në mesin e grave me kancer, duke vrarë 14,000 gra në SHBA çdo vit.

Dy studime që identifikojnë tubin fallopian si burim të kancerit u realizuan vetëm gjashtë ditë larg njëri-tjetrit në tetor, duke hedhur dritë mbi sëmundjen që mjekët e dinë shumë pak për krahasim me kanceret e tjerë.

Studimet arritën në përfundimin se shumica e rasteve të kancerit të vezoreve fillojnë në tubat fallopiane.