Muzikën e kemi pjesë të pandashme të përditshmërisë. Secili prej ekipit tonë ka shije dhe preferenca të ndryshme muzikore, andaj ne si grup muzikorë me këtë postim duam t`ju tregojmë se nga sot egzistonë edhe një grup i ri nga Lugina e Preshevës të cilit poashtu ja kemi vënë emrin "PreshevaBand".
Si pasionantë të muzikës,bashkë me vokalistin Gjelbrim Memeti kemi formuar grupin PreshevaBand,grup i cili do të punojë dhe që do ta japë maksimumin për ahengjet e juaja.
Grupi përbëhet prej 4 anëtarëve
Këngëtari - Gjelbrim Memeti
Bass/Sint - Arbër Iljazi
Klarinet/Saksofon - Pajtim Kadriu
Baterist - Flamur Salihu