Tahiri i AAK-së: Hoti na ka siguruar që nuk flitet për Asociacionin në dialogun me Serbinë

Tahiri i AAK-së: Hoti na ka siguruar që nuk flitet për Asociacionin në dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri nga AAK, Besnik Tahiri, po konsideron se në dialogun me Serbinë, janë “tri fusha të minuara”, në të cilët Kosova duhet të ketë shumë kujdes.

E para sipas tij është fizibiliteti mbi Ujmaninm, nga i cili proces siç thotë ai nuk duhet patur frikë, shkruan lajmi.net.

E dyta, sipas Tahirit është Asociacioni, për të cilin ai thotë se është siguruar nga Hoti që nuk do të diskutohet.

Teksa fusha e tretë e minuar sipas Tahirit është një dialog që nuk çon në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim raportesh, e kjo sipas tij nuk guxon të ndodhë.

Postimi i plotë:

Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt.