“Qëndrojmë në opozitë”, PDK mohon kategorikisht se do jetë pjesë e qeverisë

Bekim Haxhiu, deputeti nga radhët e PDK-së, ka folur rreth asaj se a do t’i bashkohet kjo parti koalicionit që është tani në Qeverinë e vendit.

“PDK do të jetë aty ku do partia dhe ku do votuesi i saj, dhe jo ku të tjerët e rreshtojnë. Ajo është në shërbim të qytetarëve”.

“PDK është duke bërë më të mirën brenda Kuvendit për qytetarët e Kosovës, nuk e shohim vetenn për tu bërë pjesë e asnjërës palë, as të LDK-së dhe as të LVV-së, ashtu si e them unë të qeverive të mashtrimit”.

“Ne e shohim vetën në opozitë, dhe llogaridhënien për situatën e tanishme qytetari duhet ta kërkojë nga ato parti”.

“Nuk po shoh që është duke bërë ndonjë punë e mirë, si kjo si ajo qeveria tjetër nuk është se kam parë se kanë bërë diçka”.

Haxhiu në Klan Kosova ka thënë se nëse LVV-ja e ka zhvendosur miqësinë me SHBA-në përgjegjësia i takon LDK-së për këtë.

“Nëse LVV-ja e ka zhvendos Kosovën nga miqësia me SHBA-në, përgjegjësia është e LDK-së, sepse Kurti është bërë kryeministër me votat e LDK-së”.

“Konflikti që është prodhuar pastaj mes SHBA-së dhe BE-së, këtu ka humbur Kosova dhe nuk guxon të ndodh që Kosova të mbetet në situatë që të zgjedh mes BE-së  dhe SHBA-së. Për këtë narracion të ngritur përgjegjës janë edhe LVV edhe LDK”, ka thënë Haxhiu.