Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje

Trump: Krerët e Kosovës dhe Serbisë po përqafoheshin në Zyrën Ovale, ishte e bukur ta shihje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, për herë të dytë në pak ditë e ka përmendur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka treguar për Marrëveshjen në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë që “po vriteshin mes vete për shumë vjet”, në Zyrën Ovale “u përqafuan mes vete”. “Ishte gjë e bukur ta shihje”, ka thënë ai.

“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët”, ka krahasuar ai.

Votuesve në këtë vend u ka treguar se SHBA-ja bën tregti me të dyja vendet, kështu që ka ndikim.

“Kështu që iu thashë: ‘Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin… ishte gjë e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”.