Tashmë na është thënë se gjumi me një freskues pranë shtratit tuaj është një zgjedhje e tmerrshme për shëndetin tuaj, pra cilat zgjidhje të tjera kemi?
Fatkeqësisht, kemi marrë disa lajme të këqija, veçanërisht nëse keni hequr pizhamet gjatë natës. Pëlhura e pizhamës largon djersën nga trupi juaj dhe do ju bëjë të ndjeheni shumë më të freskët dhe më të rehatshëm, transmeton lajmi.net.
Zgjidhje të tjera të dukshme për të pasur një gjumë të mirë gjatë natës, kur është shumë e nxehtë, përfshijnë një dush të vakët ose banjë para shtratit, apo edhe ftohjen e çarçafëve dhe jastëkëve.
Nëse flini zhveshur trupi juaj nuk do të jetë më i freskët, preferohet ti vishni pizhamet të cilat kryejnë funksion e tyre dhe trupi juaj do të ndjejë më shumë freski.
Freskohuni para se të fini dhe do të keni një gjumë më të rehatshëm.