Së fundmi zeshkania është parë në New York, teksa ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja zgjodhi që për pantallona dhe bluzën të ishin me ngjyrë të bardhë, me ç’rast i theksoheshin linjat trupore.
Për shkak të pandemisë coronavirus, ajo kishte kombinuar një maskë me ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti vazhdimisht.
Ndërkohë, më parë gjatë këtij muaji Kendall ishte shprehur e entuziazmuar për fitoren e Joe Biden.
Një gëzim të tillë ajo e kishte ndarë edhe në rrjete sociale, duke bërë të ditur se ka votuar për personin që e mbështeste.