Benzema largohet nga Real Madrid, befason me ligën e re

Lyon, PSG, Marseille dhe Monaco kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Karim Benzema mund të largohet nga Real Madrid duke u rikthyer në Francë.

Mediat franceze raportojnë se Lyon, PSG, Marseille dhe Monaco kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Benzema është duke kaluar një sezon të vështirë te ekipi nga Santiago Bernabeu.

E ardhmja e tij mund të jetë sërish në Ligue 1.