Festat e fundvitit bëhen edhe më të veçanta për fëmijët në ‘workshop’-in special të “Exquisite Events Kosova”

Festat e fundvitit bëhen edhe më të veçanta për fëmijët në ‘workshop’-in special të “Exquisite Events Kosova”

“Exquisite Events Kosova”, që njihet për dizajnet unike për organizime të ndryshme, nuk mund të mos vinte me një ide tejet të veçantë për fundvit.

Ata po organizojnë një ‘workshop’ të veçantë për festat e fundvitit, për fëmijët në mënyrë që fundi i vitit pandemik të jetë sa më i lehtë dhe i gëzueshëm për ta.

“Gingerbread House” është quajtur ky ‘workshop’, në të cilin do të dekorohen shtëpitë nga biskota sipas dëshirës, duke bërë çdo fëmijë të jetë i lirë të shprehë kreativitetin e tij/saj.

Gjatë aktivitetit fëmijët do të kenë kënaqësinë ta shijojnë çokollatën e nxehët të përgatitur enkas për ta.

Shtëpitë e punuara do të merren me vete nga fëmijët.

Ideuar nga vet kompania, “Exquisite Events Kosova” treguan  se si erdhi deri te realizimi i konceptit të këtij ‘workshop’-i të veçantë.

“Ideja për organizimin e Gingerbread House Workshop ka lindur duke parë situatën me COVID-19 , e cila ka ndikuar aq shumë tek fëmijët. Duke u bazuar në këtë, ne kemi menduar që një aktivitet i tillë do të ishte shumë i mirëseardhur që  fëmijët të shprehin kreativitetin dhe dëshirën për ta ndërtuar një shtëpi prej biskotës dhe të merren me aktivitetet tjera që i kemi në program”, thonë për Telegrafin Exquisite Events Kosova.

Tutje, kompania shpjegon se cilat janë befasitë e rezervuara për fëmijët që do të bëhen pjesë e Gingerbread House.

“Në programin e ‘workshop’-it do të jetë pjesa kryesore dekorimi i shtëpisë prej biskotave. Përveç kêsaj do të ketë aktivitete të tjera. Do të ketë edhe ‘hot chiko’ për fëmijët”, theksojnë nga kompania Exquisite.

Duke qenë se 2020-ta ka qenë një vit realtivisht i vështirë për të gjithë, jo më pak të prekur ngelën edhe fëmijët nga periudhat e vështira që karakterizuan vitin.

Shumë prej tyre nuk kanë mundur të shijojnë shëtitjet jashtë gjatë muajve të izolimit, tekaa edhe vijimi i shkollës ka qenë tejet i vështirë, nën masat e rrepta pandemike.

“Exquisite Events Kosova”, treguan për Telegrafin se si asgjë nuk do të ishte më mirë për ta se sa përmbyllja e vitit në këtë lloj forme.

“Po besojmë që po do të ketë ndikim pozitiv, për arsyje se fëmijët do të kenë aktivitete që ndoshta shumica prej tyre më herët nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë. Fëmijët do të kenë mundësinë ta shfaqin kreativitetin e tyre dhe të ndjehen të lirë të e të kënaqen me atë që krijojnë”, thonë për Telegrafin, Exquisite Events Kosova.

Për një deri në dy fëmijë, çmimi është 25 euro Ku do ta dekorojnë një shtëpi dhe do ta marrin me vete.

Për katër fëmijë çmimi është 40 euro ku do t’i dekorojnë nga dy shtëpi dhe do t’i marrin me vete.

Mos nguroni t’ua bëni edhe më të veçantë fetstat e fundvitit fëmijëve në Exquisite Events Kosova.