Amerikani vret fqinjët pas mosmarrëveshjes rreth pastrimit të rrugës me borë

Amerikani vret fqinjët pas mosmarrëveshjes rreth pastrimit të rrugës me borë

Stuhia e borës ka goditur Shtetet e Bashkuara, kurse temperaturat e ulëta dhe sasia e madhe e borës ua ka marrë jetën tre personave.

Një grua e moshuar është ngrirë pasi që kishte humbur në Pensilvani, e bora ishte shkaku i një krimi bizar në Pains të Township, qytezë kjo në shtetin federal amerikan, transmeton Telegrafi.

Jeffrey Spaide, 47-vjeç, ka vrarë fqinjët që jetonin përballë tij, derisa po pastronin borën. Ai vrau James Goy, 50-vjeç, dhe gruan e tij Lisa, kurse pastrimi i borës ishte shkaku i një grindje.

Të dyja palët jetonin në anët e kundërta të rrugës, dhe sa herë që njëra palë pastronte borën – e hidhnin në tokë në anën e kundër të rrugës.

Kështu Spaide mori pushkën AR-15 me të cilën qëlloi fqinjët, e më pas u fut në shtëpi dhe kreu vetëvrasje.