Kryetari Arifi takohet me drejtorin e departamentit për mardhënie rajonale Valdet Sadikun

Kryetari Arifi takohet me drejtorin e departamentit për mardhënie rajonale Valdet Sadikun

Valdet Sadiku ish drejtor i Zyres ndërlidhëse mes Kosovës dhe Sërbisë në Beograd, aktualisht drejtor i departamentit për mardhënie rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtori i tijë, sot ka vizituar komunën e Bujanocit ku është pritur nga Kryetari i komunës Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Sali Salihu.

Gjatë këtij takimi i cili më shumë ka qenë me karakter vëllazërorë është biseduar edhe për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe problemet me të cilat po ballafaqohen.

Arifi e ka njoftuar Sadikun me gjendejn aktuale veçmas me çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Drejtor i departamentit për mardhënie rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës Valdet Sadiku është shprehur i gatshëm që të japë gjith kontributin e tijë për ti dalë në ndihmë bashkombasve të tijë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.