Zyrtare: Shpallen zgjedhjet lokale në Preshevë më datë 28 mars 2021

Zyrtare: Shpallen zgjedhjet lokale në Preshevë më datë 28 mars 2021

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacić, njoftoi se zgjedhjet lokale në Preshevë Zajeçar dhe Kosjerić do të mbahen më 28 Mars.

Daçiç tha se zgjedhjet e rregullta lokale po mbahen në Zajeçar dhe Kosjeric, ndërsa në Preshevë, qytetarët do të zgjedhin këshilltarët pasi aty ka një organ të përkohshëm.

Ai u uroi pjesëmarrësve në zgjedhje që procesi zgjedhor të zhvillohej në një atmosferë demokratike dhe të drejtë, dhe që rezultatet e zgjedhjeve të konfirmonin mendimin e qytetarëve për përfaqësuesit politikë.

Ai shtoi se aktivitetet zgjedhore në ato vetëqeverisje lokale fillojnë në ditën kur vendimi për shpalljen e zgjedhjeve publikohet në Gazetën Zyrtare.