Hoxhaj bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, prezantoi planin e rimëkëmbjes ekonomike

Hoxhaj bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, prezantoi planin e rimëkëmbjes ekonomike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia ka prezantuar planin për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se janë pajtuar që të punojnë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Lexoni të plotë postimin:

“Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Børge Brende, të cilit ia prezantova planin tonë për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.

Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.

Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë.

Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Børge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës”.