Lionel Messi thyen rekordin e Xavit në numrin e paraqitjeve në La Liga

Lionel Messi thyen rekordin e Xavit në numrin e paraqitjeve në La Liga

Ai festoi këtë rekord me një gol nga pika e bardhë kundër Cadiz, por ishte i pamjaftueshëm ngase nuk fituan më shumë se një pikë.

Messi tani ka bërë me së shumti paraqitje në fanellën e Barcelonës në La Liga, por i duhen edhe disa ndeshje që t’i arrijë top pesë ish lojtarët që kanë zhvilluar me së shumti paraqitje në kampionatin spanjoll.

Andoni Zubizarreta ka bërë më së shumti paraqitje në histori të La Liga-s me 622, Joaquin me 567, pastaj Raul me 550, Eusebio Sacristan ka 543 dhe Paco Buyo me 542.

Messi ka zhvilluar 21 ndeshej këtë edicion në La Liga duke shënuar 16 gola dhe kontribuar me tri asistime.

Rekordi tjetër që synon argjentinasi është rekord tjetër që mbahet nga Xavi me më së shumti ndeshje zyrtare për Barcelonën.

Xavi ka 767 në emrin e tij, derisa Messi është me 758, pra nëntë më pak.