Albin Tahir zë vendin e 3️2-të në botë, rezultati më i mirë i yni në histori të skitarisë

Albin Tahir zë vendin e 3️2-të në botë, rezultati më i mirë i yni në histori të skitarisë

Kjo është pozita më e mirë ndonjëherë e Tahirit në kampionatin botëror dhe më e mira në histori të skitarisë tonë.

31-vjeçari përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:12.45 minuta, +25.99 nga vendi i parë. Pjesëmarrës në garë ishin 100 garues, ndërsa shumica u diskualifikuan në lëshimin e parë ose të dytë.

Tahiri është shprehur i lumtur me rezultatin.

“Jam shumë i lumtur me rezultatin e sotëm, pasi arrita rezultatin më të mirë në histori të skitarisë së Kosovës. Synimi im ishte të hyja në top 30-she, por për pak nuk ia dola. Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenare”, tha Albin Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Me sllallomin e sotëm u mbyll edhe kampionati botëror.