Pasionet që i kanë ndihmuar ish-Miss Shqipërisë, Elisabeta Gjonpali të ruajë formën trupore

Pasionet që i kanë ndihmuar ish-Miss Shqipërisë, Elisabeta Gjonpali të ruajë formën trupore

Elisabeta Gjonpali, vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës shqiptare në vitin 2000, ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Prej asaj kohe, atë nuk e kemi parë të shfaqet në ekran, pasi pasionet e saj lidhen tërësisht me diçka tjetër – transmeton Top Channel.

E apasionuar pas gatimit, kërcimit dhe zyrtarisht e certifikuar në ushtrimet e jogës për fytyrën, 38-vjeçarja kujtoi pas shumë vitesh kohën kur u shpall Miss.

“Në atë kohë jemi shoqëruar nga eskorta policie. Babanë tim e ka bindur Hygerta Sako që të më lejonte të merrja pjesë”, ka treguar ajo.

E ndërsa pak vite më vonë njohu partnerin e jetës, i cili i propozoi në një mënyrë mjaft romantike buzë detit.


Sot, Elisabeta ndjek pasionet e lartpërmendura, të cilët sipas saj, e kanë ndihmuar që të bëjë një jetë të shëndetshme e si rrjedhojë të ruajë linjat trupore.