Arsenal i gatshëm të shesë Lacazetten

Arsenal i gatshëm të shesë Lacazetten

Arsenal është i gatshëm që të dëgjojë oferta për sulmuesin Alexandre Lacazette, raporton “football.london”.

Lacazette kishte nënshkruar një kontratë pesë vjeçare kur u bashkua me “Topçinjtë”, në vitin 2017, kështu që kjo verë do të jetë shansi i fundit që të marrin dëmshpërblim për të.

Këtë sezon, Lacazette ka bërë 22 paraqitje në Premier Ligën angleze, ku ka arritur të shënojë nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën e Arsenalit.