Ledri Vula publikon fotografinë e ëmbël me vajzën Poem Blu

Ledri Vula publikon fotografinë e ëmbël me vajzën Poem Blu

Rep-artisti tashmë po e shijon epitetin baba duke qenë jashtëzakonisht i përkushtuar ndaj vajzës së tij.

E këtë e tregoi edhe imazhi i fundit që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram i cili edhe mori zemrat e ndjekësve.

“Lepri Vula”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë derisa mban në duar Poem Blu-në e cila shihet veshur me veshje të tillë.

Postimi i tij përveç komenteve nga fansat dhe ndjekësit mori edhe komente të shumta pozitive nga kolegët e reperit.

Ndryshe, Ledri Vula vazhdon të jetë një nga fytyrat e njohura publike më të pëlqyera teksa gjithçka rreth karrierës apo jetës personale të tij merr vëmendje dhe komentohet nga mediat rozë.

Theksojmë se, 34 vjeçari është bërë baba për herë të parë me partneren e tij Sara Hoxha.