Laporta sqaron të ardhmen e Messit

Laporta sqaron të ardhmen e Messit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për situatën e Lionel Messit.

Messi është në vitin e fundit të kontratës me “Blaugranët” dhe sipas një klauzole është i lirë të largohet me parametra zero, transmeton lajmi.net.

Laporta ishte duke folur për “Euroscope” ku foli për të ardhmen e yllit argjentinas.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Laporta është optimist për qëndrimin e 33 vjeçarit në “Camp Nou”.

“A do të rinovojë Messi kontratën? Duhet ta pyesni atë. Unë do të bëj të gjitha në çfarë mund të bëj me kapacitetin e klubit”, tha Laporta.

“Jemi duke u munduar, po shohim një Messi tejet të motivuar, gjithashtu edhe një person fantastik që dëshiron të vazhdojë me Barçën, jam i bindur”, përfundoi Joan Laporta./RTVALDI/