Messi, Suarez dhe Neymar trio më e mirë e shekullit 21

Messi, Suarez dhe Neymar trio më e mirë e shekullit 21

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar Jr. janë vlerësuar si ‘trio’ më e mirë e shekullit 21.

Sipas transfermarkt, MSN është në pozitën e parë dhe në atë të dytën për trion më të mirë në shekullin 21-të, përcjell lajmi.net.

Gjatë vitit 2015/16, Suarez pati një nga edicionet më të mira në karrierën e tij duke kapur kështu shifrën e 59 golave me klubin e Barcelonës.

Në këtë arritje të tij, patën ndikim edhe lojtarët Messi dhe Neymar të cilët asistuan për të gjatë gjithë sezonit, madje argjentinasi realizoi një asistim për të edhe nga penalltia.

Messi, Suarez dhe Neymar konsiderohen si një nga triot më të mira në histori të futbollit dhe një gjë e tillë vetëm se po dëshmohet edhe vazhdimisht.

Përpos vendit të parë, MSN është edhe në vendin e dytë sa i përket ‘tresheve’ më të mirë në futboll, kur në sezonin e tyre të parë shënuan 122 gola së bashku.

Messi ishte golashënuesi më i mirë në vitin 2014/15 për Barcelonën, i pasuar nga Neymar më 39 gola dhe më pas uruguaiani kishte 25 sosh./RTVALDI/