Përfundon ëndrra për Fazliun, eliminohet në çerekfinale

Përfundon ëndrra për Fazliun, eliminohet në çerekfinale

Laura Fazliu është përballur në çerekfinale me rusen Daria Daydova.

Pas një lufte shumë të gjatë mes Fazliut dhe Daydovas, xhudistja ruse arriti që të eliminojë xhudisten kosovare, transmeton lajmi.net.

Fazliu fitoi tre rundet e para dhe u kualifikua në çerekfinale dhe aty përfundoi ëndrra e saj.

Për momentin, tani është duke u ndeshur edhe Akil Gjakova në çerekfinale me Musa Mogushkov./RTVALDI/