“Nëse Don”, kënga në shqip e Loredana Zefit qarkullon ilegalisht në YouTube

“Nëse Don”, kënga në shqip e Loredana Zefit qarkullon ilegalisht në YouTube

Reperja ka kohë që ka paralajmëruar se do lansojë këngën e parë në gjuhën shqipe.

“Nëse Don”, ka titullin projekti muzikor i reperes të cilin Loredana e kishte publikuar pak nga refreni në platformën Tik Tok.

Ndërsa, së fundmi prej datës 14 maj projekti pothuajse i plotë i saj ka qarkulluar në YouTube dhe kjo mund të vërtetohet shumë lehtë.

Vetëm me një klik në YouTube duke kërkuar “Nëse don”, mund ta dëgjoni këngën e reperes.

Ndryshe, Loredana nuk ka paralajmëruar ndonjë datë të caktuar të publikimit të projekteve muzikore.