Bill Gates fotografohet duke u larguar nga New York me një helikopter privat me të bijën Phoebe dhe të dashurin e saj, Chaz Flynn

Bill Gates fotografohet duke u larguar nga New York me një helikopter privat me të bijën Phoebe dhe të dashurin e saj, Chaz Flynn

Bill Gates e mbylli fundjavën në New Work dhe u fotografua të dielën pasdite duke udhëtuar me një helikopter me vajzën e vogël, Phoebe dhe të dashurin e saj, Chaz Flynn.

Gates, 65 vjeç, dhe shoqëruesit e tij më parë kishin krijuar një plan të hollësishëm arratisjeje për të shmangur fotografët që e prisnin atë jashtë hotelit Tribeca në Manhattan.

Derisa makina që e kishte përdorur për të lëvizur nëpër New York ishte në pjesën e përparme të hotelit me një numër të madh të medieve, Gates, Phoebe dhe partneri i saj u nxorën nga një hyrje anësore ku po prisnin dy makina.

Një fotograf mori fotografitë ekskluzive të Gates dhe grupit të tij në pjesën e fundit të aventurës së tyre në New York.

Nga hotel Tribeca, grupi u dërgua në një helikopter në anën perëndimore të Manhattan-it, ku ata hipën në një Sikorsky S-76C me qira nga Associated Aircraft Group.

Sikorsky S-76C në maksimum përfshin 13 persona dhe dy pilotët, ndërsa mund të merret me qira për 5300 dollarë në orë, sipas një vlerësimi të çmimit të dhënë nga një firmë tjetër.

Bill Gates ndërkaq në fillim të këtij muaji është ndarë nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates pas 27 vitesh.

Ish-çifti ndajnë së bashku tre fëmijë: Phoebe Adele Gates, Jennifer Katharine Gates dhe Rory John Gates.