Ky artikull do t’ju tregojë cilat janë ushqimet më të mira që ju duhet të përfshini në dietën tuaj, për të përmirësuar funksionet e trurit dhe për ta stimuloni atë të punojë në kushte optimale.
Në mënyrë që të arrini rezultatet që dëshironi është e nevojshme të jeni shumë këmbëngulës dhe të disiplinuar që do t’ju ndihmojë t’i afroheni çdo ditë qëllimit për të pasur një trup dhe mendjen të shëndoshë.
Ushqime që përmirësojnë 100% funksionet e trurit janë:
Çokollata e zezë
Antioksidantët dhe kafeina që përmban çokollata e zezë nxisin përqendrimin dhe kujtesën.
Domatja
Domatet janë perfekte për tu përfshirë në dietën tuaj, pasi sigurojnë vlera ushqyese dhe vitamina që janë ideale për të shmangur dëmtimin e trurit të shkaktuar nga radikalet e lira.
Arra
Arrat përmbajnë lëndë ushqyese si Omega 3, të cilat forcojnë enët e gjakut (të trurit).
Molla
Molla ndihmon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe të një sistemi nervor dhe cerebral, kjo falë kontributit të madh të antioksidantëve që zotëron.
Panxhari
Panxhari stimulon qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin tonë.
Peshku
Të pasur me omega 3, ato janë një super-ushqim për shëndetin e trurit.
Shafrani i Indisë
Ndihmon për të parandaluar inflamacionin në trup dhe në zonat e trurit.
Avokado
Është një nga frutat më të mira që promovon qarkullimin e gjakut në tru.
Veza
E verdha e vezës përmban një substancë të quajtur Colima, që promovon shëndetin e trurit.
Qepa
Konsumimi i qepës mundëson përmirësimin e kujtesës dhe memories tuaj.