Pesë hapa të thjeshtë për të mësuar një gjuhë të re

A keni filluar ndonjëherë të lexoni një libër në anglisht dhe e keni lënë në gjysmë sepse ka qenë shumë i vështirë?

Librat janë një metodë efikase për mësimin e gjuhëve të reja, mirëpo disa libra thjesht janë më lehtë të lexueshëm nga të tjerët.

Çfarë duhet të bëni që të mësoni gjuhë të re përmes një libri, duke e kuptuar atë?

Merrni një libër i cili i ka dy gjuhë, pra gjuhën që e flisni dhe gjuhën që dëshironi ta mësoni. Në librat e tillë, njëra faqe është në gjuhën tuaj dhe në faqen tjetër paralelisht është e njejta storie në gjuhën tjetër.

Lexoni libra për fëmijë. Kështu mund të ktheheni tek historitë që i keni dashur gjithmonë.

Lexoni librin tuaj të preferuar që e keni pasur si fëmijë, vetëm në gjuhën që dëshironi ta mësoni. Storien tashmë të ditur do të jetë më lehtë ta menaxhoni.

Merrni shënime. Shkruani përkthimet që nuk i kuptoni. Në këtë mënyrë do të mësoni shumë më shpejt fjalët e reja.