Edon Zhegrova – Lojtari më i mirë i xhiros së dytë të Superligës Zvicerane

Edon Zhegrova – Lojtari më i mirë i xhiros së dytë të Superligës Zvicerane

Zhegrova shkëlqeu në fitoren 6 – 1 ndaj Sion, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.

Pas këtij suksesi, nga Superliga e Zvicrës, Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së dytë.

“Çfarë shfaqje nga Edon Zhegrova në xhiron e dytë – Urime”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, nëse vazhdon në këtë formë, Zhegrova mund të fitojë minuta edhe te Kosova, ngase në ftesat e fundit ka pasur pak minuta.