Më 15 shtator nis sezoni i ri në elitën e basketbollit kosovar

Më 15 shtator nis sezoni i ri në elitën e basketbollit kosovar

Edioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të fillojë më 15 shtator.

Pas një pauze katër mujore do të nis sezoni i ri që pritet të jetë shumë konkurrues duke marrë parasysh cilësinë që kanë tetë skuadrat pjesëmarrëse.

Xhiroja e parë do të luhet më 15 dhe 16 shtator ku në program janë këto duele: Prizreni 16-Rahoveci, Trepça-Golden Eagle Ylli, Peja-Bashkimi dhe Sigal Prishtina-Drita.

Në ndërkohë tashmë ka filluar turneu i Superkupës ku nesër zhvillohet zhvillohet finalja mes Trepçës dhe Prizrenit..