Pique: Do të pensionohem te Barcelona, ndoshta ky është sezoni im i fundit

Gerard Pique ka zbuluar ta ardhmen e tij.

Pique ka folur mbrëmë në një intervistë për mediat spanjolle.

Futbollisti ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku pritet që karrierën ta përfundojë pikërisht te Barcelona.

“Unë do të pensionohem te Barça, ky mund të jetë sezoni im i fundit. Unë jetoj vit pas viti. Nuk mund të garantoj që do të jem këtu sezonin e ardhshëm”.

“Do të largohem pasi ta di që nuk mund t’i jap kontributin tim, Unë e di kur jam mirë dhe kur nuk jam”, përfundoi Gerard Pique.

Pique është pjesë e Barcelonës që nga viti 2008 ku gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka çka mund të fitohet me klubin dhe me Kombëtaren e Spanjës.