Pique: Bartomeu ndër presidentët me të këqij që kam pasur

Pique: Bartomeu ndër presidentët me të këqij që kam pasur

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për disa tema në një program komedie për “Lo Sotana”.

Spanjolli foli për kohën e Bartomeus, sezonin më të keq te Barcelona dhe disa tema të tjera, transmeton lajmi.net.

Sezoni më i keq:

“Vuajta më së shumti në sezonin e fundit të Guardiolas”.

Largimi:

“Vitin e parë që debutova, ata më thanë se në moshën 34-vjeçare do luaja për Barcelonën, nuk do jepja një cent. Kam menaxhuar trupin tim për çdo gjë. Familja është çelësi. Shkojë sezon pas sezoni. Në ditën që e shoh që nuk jap çfarë kam dhënë, largohem”.

Bartomeu:

“Nuk mund të them së është më i keqi. Por, ai do jetë aty. Jemi të gjithë fajtorë, por është e vërtet që klubi nuk ka shkuar ku katalunasit dëshiruan. Tani jam i emocionuar. Pesë ose 10 vitet e ardhshme do jenë shumë të mira te Barcelona”.

Messi:

Joan Laporta na tregoi se është e pamundur ta regjistrojmë. Zbritja e pagës së kapitenëve regjistronte transferimet e reja, por jo Messin, të cilin e duam shumë, por duhet të vazhdojmë përpara.

Gjuha katalunase apo spanjolle:

“Katalunja është shumë e mirë. Tani në klub duhet të flasësh në gjuhën katalunase. Në dhomën e zhveshjes janë disa që flasin gjuhën katalunase”.

Ndërkohë, në tre takimet e para në La Liga, Barcelona ka arkëtuar shtatë pikë.