Lewandowski zgjidhet futbollisti i javës në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi polak nuk ka të ndalur këtë sezon.

Këtë mesjavë u luajtën duelet e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.

Shumë futbollistë patën paraqitje të mira, megjithatë ai që ‘shkëlqeu’ më së shumti ishte Robert Lewandowski.

Lewa realizoi hat-trickun e radhës në fitoren e Bayerni 5-2 ndaj Dynamo Kievit, dhe duke qenë sërish protagonist kryesor i Bavarezëve.

Falë tre golave të realizuar në këtë takim, polaku ka fituar çmimin si futbollisti më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.