Del Piero insiston se Zidane është i duhuri për Man Unitedin

Trajneri Zinedine Zidane do jetë i duhuri për Manchester Unitedin, kështu thotë ish bashkëlojtari Alessandro Del Piero.

Man United kanë bërë ofertë për ish trajnerin e Realit duke ia ofruar stolin, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Tekniku francez nuk ka qenë duke punuar që kur u largua nga Reali për herë të dytë dhe thuhet se pret një ofertë për të menaxhuar Francën ose PSG-në.

Ish bashkëlojtari i Zidanes te Juventus, Alessandro del Piero beson se francezi është i duhuri për “Djajtë e Kuq”.

“Mendoj se është duke marrë pak pushim. Herën e fundit që fola me të, më shpjegoi sa vështirë është të bëhem trajner. Jam duke marrë licencën e trajnerit, duhet të jesh aty në çdo aspekt, për të qenë në krye për gjithçka”.

“Ai më tha sa vështirë dhe kërkuese është, në aspektin e kohës, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”.

“Pra më shumë gjasa është duke pushuar. Por, nuk e di. E shoh Zidanen si i duhuri për Manchester United, por nuk e di se çfarë janë duke kërkuar ata”.

Mauricio Pochettino raportohet se është zgjedhja e parë e Man United, derisa PSG ka kontaktuar Zidanen për të zëvendësuar teknikun argjentinas, në rast që ky i fundit kërkon largimin dhe kalimin në “Old Trafford”.