Chelsea përgatit ofertë për Aruajon

Chelsea ka shfaqur interesim të fortë për qendërmbrojtësin e Barcelonës, Ronald Aruajo dhe është gati të bëjë një ofertë qysh në verën tjetër.

Araujo iu bashkua Barcelonës në kontratë pesëvjeçare nga Boston River në vitin 2018 dhe deri me tani ka bërë 53 paraqitje në të gjitha garat.

Qendërmbrojtësi ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës dhe Barcelona është e interesuar ta bind për rinovimin e kontratës, mirëpo futbollisti ka vëmendjen edhe nga klubet e Premierligës.

Sipas Sport, Liverpool dhe Chelsea kanë shprehur interesim për Aruajon dhe e duan në fundin e sezonit, kur t’i mbesin edhe 12 muaj kontratë të mbetur.

Raporti shton se Chelsea ka interesim shumë të madh për uruguaianin, ngase e shohin si pasuesi i Antonio Rudiger, që pritet të largohet në verë si agjent i lirë.

Aruajo është titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Xavit, derisa pritet të jetë sërish nga minuta e parë edhe në ndeshjen e radhës, ndaj Real Betisit.