Vinicius tregon pikat në të cilat është përmirësuar këtë sezon

Vinicius tregon pikat në të cilat është përmirësuar këtë sezon

Anësori brazilian i Real Madrid po kalon në formën jetësore dhe për këtë formë ai duket se ka punuar shumë gjatë këtij viti.

Lojtari ka thënë se ndjenë se është përmirësuar, madje ka disa pika specifike mbi të cilat vendos rëndësinë.

“Besoj se jam përmirësuar në shumë gjëra, sidomos në qetësinë që po shfaqi në lojën time”, ka thënë Vinicius.

“Çelësi për momentin tonë të mirë është puna e secilit, sidomos në aspektin defensiv, në të cilën pjesë skuadra është fenomenale. Kjo e bën më të lehtë jetën për ne në sulm”, shtoi anësori.

Vinicius dhe Real Madrid janë në rrugë të mirë për të triumfuar në La Liga, derisa synojnë të bëjnë diçka edhe në Champions League.