Lojtarët e Ligës Premier po punësojnë ish-ushtarë për t’i mbrojtur nga bandat kriminale

Lojtarët e Ligës Premier po punësojnë ish-ushtarë për t’i mbrojtur nga bandat kriminale

Lojtarët e Ligës Premier thuhet se po punësojnë ish-ushtarë të SAS në një përpjekje për të ndalur valën e fundit të plaçkitjeve të dhunshme.

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof u bë viktima e fundit e bandave kriminale në veriperëndim javën e kaluar.

Lindelof ishte duke luajtur kundër Brentfordit kur shtëpia e tij në Mançester u thye ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin ende brenda

Incidenti erdhi pasi hajdutët hynë në shtëpinë e mbrojtësit të krahut të Manchester City, Joao Cancelo në dhjetor, duke e sulmuar atë përpara familjes së tij.

Sipas Daily Mail, këto sulme po bëhen aq të zakonshme sa lojtarët e Ligës Premier në atë zonë kanë rritur sigurinë e tyre personale.

Kjo ka përfshirë kthimin tek firmat private të sigurisë, shumë prej të cilave përdorin ish-ushtarët e SAS për të mbrojtur shtëpitë.

Kohët e fundit është bërë aq keq sa klubet në veriperëndim të Anglisë kanë krijuar një grup diskutimi për të ndarë informacione mbi mënyrat më të mira për të luftuar kriminelët.

Lojtarët po blejnë qen roje të trajnuar posaçërisht, ndërsa ish-ushtarët e forcave speciale po punësohen për të patrulluar zonat problematike.