Lavrov: Operacioni ynë ushtarak synon që t’i jep fund dominimit të SHBA-së

Lavrov: Operacioni ynë ushtarak synon që t’i jep fund dominimit të SHBA-së

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Moska nuk do të ndalojë operacionet e saj ushtarake përpara raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Duke mbrojtur pushtimin e Rusisë, Lavrov thotë se ka implikime më të gjera përtej vetë Ukrainës.

“Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t’i dhënë fund zgjerimit të pamatur të synimit të SHBA-së për dominim të plotë… në arenën ndërkombëtare”, thotë ai.

Në një intervistë për kanalin e lajmeve Rossiya-24, ai thotë se nuk shihte asnjë arsye pse bisedimet të mos shkonin përpara.

“Presidenti ka theksuar në më shumë se një rast se ne preferojmë bisedimet,” thotë ai, cituar nga Tass.

Ndryshe, kancelari austriak Karl Nehammer po qëndron sot në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.