Allegri këmbëngul se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin

Allegri këmbëngul se nuk është penduar që ka refuzuar Real Madridin

Massimiliano Allegri këmbëngul se nuk është penduar për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridit dhe për t’u rikthyer në Juventus.

Trajneri i Zonjës së Vjetër ishte  para mediave përpara ndeshjes të së shtunës në Serie A kundër Bologbnas në “Allianz Stadium”.

Allegri e hodhi poshtë punën në Real Madrid verën e kaluar, duke vendosur të rikthehet te Juventus, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Ai kishte pohuar më parë se nuk ishte penduar për zgjedhjen e tij. Sot ai u pyet nëse kishte ndryshuar qëndrim pas kualifikimit të Los Blaocos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Aspak. Jam i lumtur që jam kthyer këtu”.

“Djali im 10-vjeçar jeton këtu në Torino dhe kjo është një arsye tjetër që vendosa të kthehem. Doja të punoja sërish me Juventusin dhe të bëja katër vite të mira, duke ndërtuar diçka kuptimplote”.

“Nuk jam penduar. Jam me fat dhe po punoj në një nivel të mirë. Kam marrë shumë kënaqësi dhe shpresoj se më shumë do të vijnë së bashku me klubin”, deklaroi Allegri.

Allegri fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij të parë pesëvjeçare në Torino midis 2014 dhe 2019.