Mimoza dhe Seldi “pëllumba” të dashuruar edhe në skenë

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë çift shumë i pranishëm në titujt e medieve rozë.

Dyshja pas fejesës dhe realizimit të projektit të përbashkët janë shumë shpesh të pranishëm bashkë në koncerte.

Së fundi, ata kanë performuar në një koncert në Milano, ku duken shumë të dashuruar edhe gjatë performancës në skenë.

“Ne Milano me jeten time @seldi__qalliu ❤️”, shkruan Mimoza mbi videon që ka postuar në rrjete sociale.

“Dashni” titullohet projekti i përbashkët nga Mimoza Shkodra dhe i fejuari i saj, Seldi Qalliu, të dy këta artistë shumë të dashur për publikun.