Sipas Mayo Clinic, shtypja e lartë e gjakut shkakton shumë probleme shëndetësore, përfshirë sëmundjen e zemrës
Aq më shumë gjak që pompon zemra, aq më e lartë do të jetë shtypja juaj e gjakut.
Gjithashtu, shtypja e lartë e gjakut mund të jetë shenjë e sulmit në zemër, dhe shkaktarët e shtypjes së lartë të gjakut janë stresi, ushqimi i dobët dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Ushqimet që e rregullojnë shtypjen e gjakut
Kastraveci: Për shkak se është i pasur me fibra, kalium dhe magnez
Hudhra: Është kontrollues i shtypjes së gjakut, shtypjes së ulët të gjakut, nivelit të lartë të kolesterolit etj.
Sallata me hudhër dhe kastravec
Nëse e konsumoni çdo ditë këtë sallatë, shkencëtarët dhe ekspertët shëndetësorë thonë se do ta përmirësoni shëndetin kardiovaskular.
Përbërësit:
• Tri hudhra
• Një kastravecë
• Disa lugë gjelle ujë
• Gjysmë lugë gjelle uthull molle
Qërojeni hudhrën dhe shtypeni me thikë.
Pastrojeni kastravecin dhe prijeni në copë të holla. Copëzat e kastravecit i vendosni në një tas të madh nga xhami, ndërsa pastaj e shtoni hudhrën e shtypur.
Në tas, e shtoni uthullën dhe ujin.
Produktin mund ta zbukuroni me gjethe nenexhiku.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.