Latifi: Përkëdheljet nga Evropa në Serbi i lexojnë si dritë të gjelbërt për t’u bërë zullum fqinjëve të saj

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas vrasjes të një pjesëtari të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se Serbia “përkëdheljet nga Europa i lexon si dritë të gjelbërt për t’u bërë zullum fqinjëve të saj”.

”Ka një shekull e ma shumë që në Serbi përsëritet vazhdimisht një gjë: përkdheljet nga Europa në Serbi i lexojnë si dritë të gjelbërt për t’u bërë zullum fqinjëve të saj. Sot në Veriun e Kosovës po përsëritet kjo histori”.

”Ka një shekull e ma shumë që Ballkani nuk gjenë qetësi, shkaku i një kombi që nuk shërohet dot nga patologjia kolektive e Serbisë së Madhe, ndërsa burokratët idiotë të Brukselit e kërkojnë paqen dhe stabilitetin në përkdheljet e këtij kombi”.

”Kjo është rrugë e gabuar. Terapi e gabuar. Sepse i ligu nuk e njeh gjuhën e mirësisë. I ligu e njeh vetëm gjuhën e forcës. Si në vitin 1999”, ka shkruar Latifi në Facebook.