Ajo që dikur ishte vetëm një dëshirë, po merr një pamje zyrtare. Ronaldo, ish-lojtar dhe pronar i Valladolidit në Spanjë, do të kandidojë për president të Konfederatës Braziliane të Futbollit, CBF, në vitin 2026.
Pesë herë kampioni i botës me ekipin brazilian e kishte shprehur tashmë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për të qenë president i kësaj federate. Të hënën, Ronaldo konfirmoi, në një intervistë për “ge” se do të kandidojë për postin e presidentit të federatës në zgjedhjet e ardhshme.
Ednaldo Rodrigues është presidenti aktual i CBF-së dhe mandati i tij zgjat deri në mars 2026. Presidenti mund të thërrasë zgjedhjet deri në një vit para kësaj, në mars 2025. Për të qenë zyrtarisht kandidat, Ronaldo ka nevojë për mbështetjen e katër federatave dhe katër klubeve, të paktën. Prandaj, Ronaldo premton të udhëtojë nëpër Brazil në kërkim të mbështetjes.
“Ky njoftim është pikërisht për këtë, për t’u dërguar një mesazh presidentëve të federatave të klubeve se jam kandidat për kryesinë e CBF-së, kam plane të pabesueshme dhe para se dikush të angazhohet për votën e tij, do të doja të kisha një bisedë me secilin. Unë do të udhëtoj nëpër Brazil për ta ndjerë këtë nga secili person”, tha ai.
Kolegji zgjedhor për votimin për kryesinë e CBF-së përbëhet nga federata dhe klube, të cilat kanë peshë të ndryshme. Federatat e 26 shteteve dhe Distrikti Federal kanë një peshë prej tre votash.