• E mërkurë / Oct-30 17:30
  • Kontakt

Hapen ofertat per rekonstruimin e ''Gjimnazit Skenderbeu'' Preshevë

Në këtë tender kanë marrur pjesë gjithsej 4 ndërmarrje me ofertat e tyre...

Sot me fillim nga ora 13:00 në sallën e konferencave në objektin e komunës së Preshevës  është bërë hapja e ofertave për rekonstruimin e "Gjimnazit Skëndërbeu". 

Përbërës të komisionit ishin Besnik Sadiku, Branislav Jovanoviq, Agim Ymeri dhe Esat Sejdiu.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte sot më datë 15.03.2018 ditë e enjtje, deri në orën 09:00 të paradites dhe gjithsej në këtë tender kanë marrur pjesë 4 ndërmarrje me ofertat e tyre:

1. ''Ami Monter'' nga Krushevci: me ofertën 32.999.999,00 din pa tvsh ndërsa 39.599.998,80 din me tvsh, me afat prej 180 ditë për përfundimin e punimeve. Oferta në fjalë është shpallur e pavlefshme për arsye se nuk i plotësonte kriteret e paraqitura në konkurs.

2. "Modulor" nga Beogradi në bashkëpunim me ndërmarrjen "Tesla Sistem": me ofertën 55.560.282,97 din pa tvsh ndërsa 66.672.339,57 din me tvsh me afat prej 180 ditëve për përfundimin e punëve. Sipas konstatimeve të komisionit në këtë ofertë është vënë re mungesë e dokumentacioneve.

3. Oferta e tretë nga "Crna Trava" Leskoc, në bashkëpunim me 4 ndërmarrje të tjera: "Dunav"-Vranjë, "Investgradnja"- Leskoc dhe "Jugelektro"-Vranjë, me ofertën 41.763.526,33 din pa tvsh ndërsa 50.116.231,59 din me tvsh. Afati për kryerjen e punës 180 ditë. Sipas komisionit nuk është gjetur asnjë mungesë e dokumentacionit.

4. Oferta e katërt vjen nga ndërmarrja "Vijator" Preshevë në bashkëpunim me 3 ndërmarrje të tjera: "Beling" Caçak, "Jugo Metalum Group" Bujanoc me ofertë 35.813.911,22 pa tvsh ndërsa 42.976.693,47 din me tvsh, me afat prej 180 ditëve për realizimin e punëve.

Sipas konstatimit të komisionit edhe në këtë ofertë është vënë re mungesë e dokumentacioneve përkatëse.