Si ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit

Ushtrimet fizike janë të mira për secilin person, por ato ofrojnë edhe bonuse të veçanta për duhanpirësit që përpiqen ta lënë duhanin.

Apetit më i vogël.

Mund t’ju duket e çuditshme, por reagimi natyral ndaj ushtrimeve modeste të rregullta është një nivel më i zvogëluar i urisë. Sipas studimeve të ndryshme, ushtrimet e zvogëlojnë prodhimin e grelinit, hormon i cili e rritë apetitin, dhe e promovon prodhimin e peptidit YY  i cili e zvogëlon apetitin.

Pas stërvitjeve, normalisht, duhet të ushqeheni në mënyrë që ta zëvendësoni energjinë e humbur. Por është e rëndësishme çfarë ushqime zgjedhni!

E kufizon shtimin e peshës

 Shumica e njerëzve thonë se pirja e duhanit iu ndihmon ta shmangin shtimin e peshës. Kur heqin dorë nga duhani, ata e gjejnë një lojë tjetër për të ‘luajtur’: ushqimin! Ushtrimet fizike ndihmojnë në mos shtimin e peshës pas lënies së duhanit.

Ushtrimet fizike e menaxhojnë stresin

 Shumica e njerëzve pinë duhan si mënyrë për ta larguar ankthin social dhe stresin – por e vërteta është se duhanpirja vetëm sa e fut trupin nën stres. Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e stresit, dhe janë zëvendësim i përsosur për duhanin.