Gjendet një krijesë në breg, dyshohet të jetë përbindëshi që gjendet edhe në ujrat shqiptare

Një krijesë e panjohur është zbuluar në brigjet e Xhorxhias në SHBA.

Një krijesë e panjohur është zbuluar në brigjet e Xhorxhias në SHBA. Ajo është zbuluar nga një qytetar i cili fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një fokë të ngordhur.

Por pasi iu afrua zbuloi se kafsha në fjalë nuk ishte fokë. Ai e përshkroi kafshën si 4 metra të gjatë, me dhëmbë të vegjël dhe dy të tjerë më të mëdhenj. Ai gjithashtu u shpreh se kafsha ngjante me “përbindëshin e Loch”, krijesën e cila qarkullon si një legjendë nga Skocia.Përbindëshi i Loch është parë në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe në ujrat e Prespës në Shqipëri. 

Menjëherë sapo pamjet e kafshës së zbuluar janë hedhur në youtube, të gjithë kanë komentuar se bëhej fjalë për përbindëshin e famshmëm.