Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Dasma e tyre gjigante ishte ndër më të përfolurat e vitit të kaluar dhe një lajm edhe më i gëzueshëm për ta ishte shtatzënia.

Dasma e tyre gjigante ishte ndër më të përfolurat e vitit të kaluar dhe një lajm edhe më i gëzueshëm për ta ishte shtatzënia.

Por pritjes së ëmbël më në fund i ka ardhur fundi për Lolita Qakën, bashkëshorten e këngëtarit Besnik Qaka, e cila ditën e sotme ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Lajmin e bukur të lindjes së vajzës së tyre e ka dhënë vetë Besniku i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar edhe emrin tepër të veçantë të vogëlushes.

“Fryma jote e parë, na e mori tonën! Una Qaka 20/03/2018.”-ka shkruar këngëtari i NRG Band në përshkrimin e fotos ku shihet një pjesë e portretit ët vogëlushes së tij.