Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid.
Mediat spanjolle raportojnë se ylli portugez, ka vendosur të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.
Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili punon për televizionin El Chiringuito ka thënë se Ronaldo është i “hidhëruar” me pozitën e Real Madridit në tabelën e La Ligës.
Ai thuhet se ka njoftuar presidentin Florentino Perez se dëshiron të largohet nga klubi më 30 qershor të vitit 2018.