Dy shqiptarë drejt finales së Botërorit të MMA

Florian Doskja dhe Ermal Hadribeaj janë dy shqiptarë, të cilët po korrin sukses në kampionatin botëror të MMA (Arte Marciale), që zhvillohet në Bahrein.

Të dy sportistët kanë kaluar në turin tjetër në 1/8, duke fituar ndeshjet e tyre në raundin e dytë. Doskja mundi anglezin Ben Miles duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohet, ndërsa Hadribeaj mundi kundërshtarin e tij Nayef Fikey nga Bahrein, duke e mbyllur ndeshjen po në raundin e dytë me KO.

Kundërshtarët e ardhshëm të sportistëve shqiptarë janë Jakub Tichota, i cili do të përballet me Hadribeajn dhe Carlos Veras, i cili do të përballet me Doskjan.

Këto ndeshje do të zhvillohen të mërkurën.

Nëse mundin kundërshtarët, Doskja dhe Hadribeaj do të mund të ngrenë lart flamurin shqiptar dhe të kthehen në Shqipëri me medalje.

Në kampionatin Botëror të MMA marrin pjesë 400 sportistë nga e gjithë bota. Ky kampionat ka nisur më datë 12 Nëntor dhe do të vijojë deri më datë 19.