Super-befasi: Martial në Serie A

Juventus kërkon anësorin e Unitedit.

uventus është në “pole position” për të blerë Anthony Martial nga Manchester United këtë verë.

Martial i përfundon kontrata vitin tjetër me klubin e Old Trafford dhe sipas Tuttosport, kampionët italianë kanë nisur bisedimet me sulmuesin për një transferimin në Torino.

Për të bindur 22-vjeçarin të largohet nga United, Juve shpreson që shoku i tij i ekipit te Franca Blaise Matuidi mund ta ndihmojë për një transferim në verë.

Bardhezinjtë janë admirues të vjetër të Martial pasi janë munduar të blejnë sulmuesin por ai zgjodhi të shkonte te Monaco nga Lyon në 2013.

Louis van Gaal e bleu për 45 milionë euro, një shumë që mund të shkojë në 65 milionë dy vite më pas.