Debakël për Pep Guardiolën

Pep Guardiola do ta mbaj mend gjatë përballjen e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit

Padyshim ishte njëra prej ndeshjeve që u prit me padurim nga të gjithë fansat.

Liverpool, një skuadër plot traditë në Angli, njëra prej më të mirave sidomos në Ligën e Kampionëve.

E tërë kjo ndeshje u përfundua në pjesën e parë.

I pari që shënoi ishte Mohamed Salah në minutën e 12 ku merr një asist nga Firmino.

I dyti ishte goli i çmendur i Oxlade Chamerlain në minutën 20.

Kurse i treti vjen nga sulmuesi tjetër në superformë i Liverpool, Sadio Mane.

Pjesa e dytë ishte më shumë në dobi të City, por Reds arritën ta ruajnë rezultatin.

Me këtë fitore Liverpool shkon në Etihad javën tjetër dhe me pak mundi mund të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.