KF ‘’Lugina’’ deklasoi klubin futbollistik ‘’Juzna Pruga’’ me rezultat 11:0

Kjo ndeshje futbollistike u zhvillua në stadiumin e madh të qytetit të Preshevës ku ishte një numër i madh i adhuruesve të futbollit...

Në kuadër të javës së 17 të ligës së rrethit të Pçinjës në stadiumin e qytetit te Preshevës të dielën është zhvilluar ndeshja futbollistike ndërmjet K.F. ‘’Lugina’’ dhe klubit futbollistik ‘’Juzna Pruga’’.

Kjo ndeshje futbollistike u zhvillua në stadiumin e madh të qytetit të Preshevës ku ishte një numër i madh i adhuruesve të futbollit.

Klubi futbollistik ‘’Lugina’’ deklasoi klubin futbollistik ‘’Juzna Pruga’’ me rezultat 11:0

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje KF ‘’Lugina’’ shënoi 7 gola kundrejt kundërshtarit të saj, ndërkaq në pjesën e dytë shënoi 4 gola.

Rreth zhvillimit të kësaj ndeshje në mes KF “Lugina” dhe “Juzna Pruga” për Rtv Aldi na foli Jeton Rexhepi trajner i KF “Lugina”.

Golashënues për KF “Lugina” ishin: 

Qëndrim Hetemi shënoi plotë 5 herë në portën kundërshtare, Miroslav Ristiq dhe Fuad Sinani me nga 2 gola, ndërsa Ardian Agushi dhe Halil Ademi me nga 1 gol.

Ndërsa KF “Lugina” gjindet në vendin e dytë me 30 pikë të grumbulluara.