Trajneri francez sot përmes një komunikate ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenalit.
Wenger ka qenë pjesë e Arsenalit për 22 vite.
Largimi i Wenger, ka emocionuar edhe Granit Xhakën, i cili përmes një reagimi në Instagram ka thënë se ka qenë një privilegj për të punuar me trajnerin francez.
“Një ëndërr e bërë realitet për të luajtur me ju, një nder që isha nën urdhrat e juaja. Faleminderit shef, legjendë e madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe ta përfundojmë atë me një trofe”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Xhaka